FIER – Një ngjarje e rëndë raporothet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Gjonçaj të Fierit. Një 56-vjeçare ka ndërruar jetë pasi e ka zënë porta e banesës poshtë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, ku porta prej hekuri e banesës është rrëzuar dhe ka goditur gruan, duke i shkaktuar dëmtime të shumta. Si pasojë kjo e fundit ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.