Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gramsh
Një grua bie nga pallati dhe ndërron jetën në spital
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në lagjen Sporti, të këtij qyteti.
Sipas të dhënave, A. I., 68 vjeçe se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Ajo është dërguar menjëherë në spital. Me gjithë kujdesin e mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.