Një aksident tragjik është regjistruar në Itali, ku viktimë ka mbetur një 24-vjeçare shqiptare.

Sipas medieve italiane makina me të cilën Diana Galicaj po udhëtonte ka humbur kontrollin dhe është përplasur me gardhin e një shtëpie.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë nxjerrë menjëherë nga mjeti 24-vjeçaren por e reja ka ndërruar jetë në spital pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ajo ishte zhvendosur së fundmi nga Chieti në Castelguglielmo, dhe kishte filluar punë në dyqanin Amazon.

Grupi hetimor është duke u marrë me zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe trupi i saj është në dispozicion të familjes për varrimin.