Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 44-vjeçar polak është hakmarrë ndaj gruas së tij duke e privar nga pasuria e saj më e çmuar, djali.
Ai ka vrarë djalin 10-vjeçar duke i prerë fytin me thikë kuzhine. Krimi ndodhi në shtëpinë ku Mattias jetonte vetëm me nënën e tij pasi Gjykata e Viterbos kishte vendosur që 44-vjeçari mos t’i afrohej banesës.
Polaku dhe shqiptarja i kishin dhënë fund martesës. Sipas mediave italiane, shkaku ishte dhuna sistematike që 44-vjeçari kishte ushtruar ndaj shqiptares. Raportohet se fëmija u kthye në banesë pas shkolle rreth orës 13.30 i shoqëruar nga një i afërm i tij, raporton noa.al duke cituar La Stampa.
Mbetet e paqartë se si i ati i tij ka arritur të hyjë në banesë ku kreu dhe krimin. Raportohet se ky i fundit sapo kishte dalë nga një spital Covid-i në Romë.
Rasti po hetohet nga karabinierët. “Na lajmëruan fqinjët të cilët u alarmuan nga britmat e nënës së fëmijës” – shpjegon një oficer duke shtuar se – “Gruaja sapo kishte ardhur nga puna kur pa djalin e saj të pajetë në dysheme”. Mariola Rapaj, 32 vjeçe, shqiptare, e siguron jetesën si punëtore shtëpiake dhe është shumë e pëlqyer nga fqinjët dhe të njohurit.