Aksident tragjik në Tiranë. Rreth orës 14:25 një shtetase 17 vjeçare me inicialet me inicialet R.D banuese në fshatin Miknor të Pezës, ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit aksidentalisht nga biçikleta e saj.

Mësohet se e mitura pësoi dëmtime të rënda pasi u rrëzua nga biçileta dhe si pasojë nuk arriti të mbijetonte duke ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Univesitare Nënë Tereza.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.