TIRANË- Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura tek zona e “Selvisë” në Tiranë.

Raportohet se në banesë kanë qenë tre ukrainase, por dy prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e tyre është bërë mbidoza.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa detaje të tjera priten të zbardhen në vijim.

‘Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, informon policia.