Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një incidenti fatal.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa 55-vjeçari i identifikuar si Agron Bali po punonte tokën.

Agron Balin e zuri poshtë mjeti që përdorte për të punuar tokat me ullishte. Ngjarja ndodhi këtë të enjte në zonën kodrinore të Dushkut në Lushnjë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër detaje rreth ngjarjes.