17-vjeçari bien në kontakt me rrymën dhe ndërron jetë.
Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç.
17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
![ambulanca]](https://top-news1.com/wp-content/uploads/2023/09/ambulanca-696x394.jpg)




