Tiranë- E trishte! Rreh nenen se donte leke per droge.
Një nënë 48-vjeçare ne Tirane është rrahur nga djali i saj i cili i kërkonte para për drogë.
Nëna ka shkuar dhe ka kryer vetë kallzim në polici.
Pas kallëzimit nga A. P., 48 vjeçe, se djali i saj, A. P., 21 vjeç, e kishte dhunuar dhe i kishte vjedhur një shumë parash, për të blerë lëndë narkotike te fqinji i tyre, F. Sh., policia e komisariatit nr.3 ka organizuar menjëherë punën dhe ka shoqëruar në ambientet e Policisë, A. P. dhe F. Sh.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së F. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” dje F. Sh., 64 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





