Një moment tjetër hidhërimi kanë kaluar sot familjarët e Mateos së vogël

8 ditë pas krimi makabër në Grecalli të Fierit, ata kanë hyrë në shtëpinë e tmerrit, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi fëmijën.

Pasi janë hequr shiritat e skemës së krimit, familjarët kanë ndezur qirinj në gropën ku u varros 8-vjecari.

Ndërkohë, familjarët pretendojnë se një e afërme e familjes së Mateos di rrethanat e vërteta që shtynë 38-vjeçarin t’i marrë jetën fëmijës së mitur.

Pritet që grupi hetimor të marrë deklaratat e personave ku dyshon familja e të zbardhet ngjarja makabër në fshatin Daullas që ka tronditur opinionin publik.