Ka ndërruar jetë 29-vjeçari Ardit Jaho, për të cilin pak javë më parë në rrjetet sociale u bënë thirrje për mbledhjen e ndihmave, që të kurohej nga sëmundja e rëndë në mushëkri.

Lajmi është konfirmuar nga një i njohur i tij, i cili pak më parë kishte kërkuar edhe ndihmën e shqiotarëve në rrjetet sociale. Arditi ishte sëmurë sapo kishte mbërritur në Angli.

Fillimisht ai kërkoi punë atje, por nisi të shfaqte shenja gripi dhe për shkak se ishte pa dokumete, vendosi të rrinte në shtëpi dhe të duronte dhimbjet pa bërë një vizitë mjekësore.

Arditi ishte shtruar në spitalin qendror në Londër, por më pas u zhvendos në një spital privat. Mirëpo me gjithë përpjekjet, ai nuk ia ka dalë të mbijetojë.