TIRANË- Çaush Saliasi është përcjellë sot për në banesën e tij të fundit, pasi mbrëmë kolegu me të cilin ndante turnin e ka qëlluar për vdekje me pretendimin se e bullizonte.

Siç duket edhe nga pamjet e JOQ, efektivët e tjerë të Policisë, me të cilët kishte kaluar 20 vite në krye të detyrës, kanë vendosur që të gjithë së bashku t’i jepnin lamtumirën e fundit. Duke e përcjellë për në banesën e tij të fundit.

Efektivi që kishte mbi 20 vite në polici, u qëllua mbrëmë me 5 plumba nga Ludian Zaimi, i cili është shprehur se ndiheshe i bullizuar nga Saliasi prej kohësh. Ndërkohë që sot, ka dalë edhe videoja e vrasjes brenda Komisariatit nr.3, ku duket qartë se Saliasi është futur me shpejtësi në dhomën e instruktazhit, por nuk i ka shpëtuar dot plumbave. Ndërsa nga ana tjetër, autori nuk ka ndalur së qëlluari deri në momentin që viktima nuk ka lëvizur më.