Kanë dalë sot para gjykatës tre të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços.

Bleti Angjo duket se ka treguar se kush e ka vrarë të riun dhe ai ka vënë gishtin te Valter Mollaj.

Nikolla Tollkuçi, kunati i Bleti Angjos njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 26 vjeccarit Martin Çeço: E mohoj kategorikisht që Bleti të ketë vrarë Martinin, ai punonte si çoban për Valter Mollaj ,autori tjetër i dyshuar i vrasjes. Nuk ka mundësi që aivtë ketë shkuar nga Marjani në Kolanec më këmbë, vetëm po ta ketë marrë Valteri me makinë, ai nuk kishte lidhje me vajzë. Për të cilën flitet që të jetë shkaku i vrasjes. Ai kishte vetëm një telefon celilar që ja kam blerë unë, edhe numrin e telefonit e ka në emrin tim.

Avokati mbrojtës i Bledi Angjos, Lorik Zeqo: Dinamika e ngjarjes është zbardhur nga deklarata fillestare e Angjos i cili ka treguar për policinë se autor i vrasjes është Valter Mollaj, i cili ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen. Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën, dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë. Sipas avokatit, ekzekutori i 26 vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim. Vajza sipas të dhënave ka pasur lidhje me Valter Mollajn, dhe i ka treguar këtij të fundit që kishte komunikim edhe me Martin Çeçon. Gjatë seancës të tre kanë mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar krimin. Madje, edhe vetë Bleti Angjo i cili bashkëpunoi me policinë, ka heshtur.

https://youtu.be/UIMEy5uxkjc