Prej një muaji një 23-vjeçare që ishte në pritje të një fëmije kishte humbur çdo kontakt me familjen e saj. Mediat greke bëjnë me dije se ajo është varrosur teksa familjarët e kërkonin të alarmuar.

Media greke, Protothema ka publikuar fotografinë e 23-vjeçares të identifikuar si Fotini Bakogiorgou, e cila hte rreth gjashtë muajshe shtatzënë dhe u gjet e vdekur të premten e 8 tetorit.

Trupi i saj u gjet në një rrugë pranë shtëpisë së saj në Kypseli. Për këtë rast ka pasur shumë dyshime pasi nuk dihet se si e reja u zhduk në mënyrë të papritur dhe u varros si një person i panjohur. Nëna e 23-vjeçares ka ngritur akuza për këtë ngjarje dhe pritet që hetimet të zbulojnë detajet e ngjarjes së rëndë.