TIRANË- Linda dhe Edi Rama janë bërë gjyshër! Vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari është bërë nënë për herë të parë. Rea ka sjellë në jetë një djalë, por nuk dihen detaje të tjera as për babanë e të porsalindurit.

Gjatë 9 viteve të qeverisjes së Ramës, Rea ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së publikut dhe rrallë është përfolur në media. E kështu duket se ka zgjedhur që ta kalojë edhe shtatzëninë e saj, duke mbajtur “sekret” edhe emrin e partnerit të saj.

Rea është vajza nga martesa e parë e Lindës me Thanas Xhillarin, i cili është pedagog në fakultetin e Shkencave të Natyrës.