Plot 40 plumba janë lëshuar në drejtim të audit ku ndodheshin Erigers Mihasi dhe shoku i tij Armando Dumani. 13 plumba kanë përshkuar trupin e Mihasit.

Sasia e konsiderueshme e plumbave që kanë pershkruar trupin e të riut, vërteton edhe dyshimet e grupit hetimor se objektiv i këtij atentati ishte Erigers Mihasi.

Sipas ekspertizës së mjekësisë ligjore numrin më të madh të plumbva viktima i ka marrë në shpinë, por vdekjen ja kanë shkatuar dy predha që ai ka marrë në qafë. Grupi hetimor ka gjetur një numër të konsiderueshëm gëzhojash në vendin e ngjarjes, ndërkohë sipas burimeve nga 2 armët kallashnikov me të cilat u krye atentati është qëlluar rreth 40 herë.

Ndërkohë si pasojë e breshërisë së kallashnikovit 26-vjeccari Armando Dumani ka marrë 4 plumba. Deri më tani hetuesit nuk kanë në dore të dhëna apo emra konkretë të autorëve, por nisur edhe nga dinamika e atentatit dyshohet se kemi të bëjmë me vrases profesionistë.