SHKODËR- Personi që po shikoni në foto është Suida Kuka, drejtoresha e operatorit të kujdesit shëndetësor në Shkodër që sot iu bë atentat me tritol. Kuka është emëruar në këtë post në maj të këtij viti, duke zëvendësuar Astrit Becin. Më herët, Kuka ka qenë për më shumë se një vit drejtore e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor.

Një person me motor e vendosi lënden eksplozive ne rroten e pare te mjetit.

Këtë pasdite, familja e drejtoreshës Kuka lajmëroi policinë për një pako që ishte vendosur pranë mjetit luksoz të llojit “Range Rover”, që është në pronësi të të resë. Shpërthimi u bë në mënyrë të kontrolluar, por nuk dihet ende se për cilën arsye i është planifikuar atentat zyrtares.