Rreth orës 07:23, në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xhelal Reçi 60 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.