Ekzekutohet në Greqi boksieri me origjinë shqiptare Haris Kontogiorgis, 35 vjeç.
Burimebënë me dije se ai është ekzekutuar me të paktën 15 plumba në një atentat mafioz.
Mediat greke shkruajnë se boksieri Kontogiorgis po futej në ambientet e një palestre në rrugën Ekavis, në Galatsi ku bënte stërvitjen çdo ditë në momentin që u sulmua me breshëri kallashnikovi.
Ishin dy persona mbi një motor që sapo panë shënjestrën e tyre, Haris Kontogiorgis nisën të qëllonin pa mëshirë. 35-vjeçari vdiq në vend ende pa ardhur ambulanca, pasi plagët e marra si pasojë e plumbave që mori.
Vrasja e Kontogiorgis mendohet të jetë zinxhiri i një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në këtë zonë të Greqisë, më e fundit, vrasja e xhaxhait të tij. Ai dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës dhe në botën e errët të ‘nëntokës’ lidhur me mafiat lokale.