Akuzohet se përdhunoi një 17-vjeçare, arrestohet i riu.

Policia e Elbasanit arrestoi K. T., 21 vjeç, banues në lagjen “5 Maji“, Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

I riu dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.