Publikohet harta e riskut elektoral/ Zbulohen “vatrat e nxehta” ku grupet kriminale ndikojnë në zgjedhje
Tiranë, 11 prill 2025 – Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka publikuar Hartën e Riskut Elektoral për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke zbuluar zonat me risk të lartë ku ndikimi i grupeve kriminale mund të prishë procesin zgjedhor.
Sipas analizës së ISP, Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë të riskut (87%), për shkak të faktorëve si korrupsioni në nivele të larta, ndikimi i grupeve kriminale, lidhjet e forta informale dhe trafiku i votës, ndërkohë që këto dy zona kanë pasur një histori të përsëritur të manipulimit të zgjedhjeve në vitet e fundit.
Pas këtyre dy bashkive, bashki të tjera si Dibra, Lezha, Kurbin, Shkodra dhe Fier kanë gjithashtu një risk të konsiderueshëm për arsye të ngjashme, përfshirë ndikimin e grupeve informale dhe kriminale, dhe historinë e trafikimit të votave.
Në anën tjetër, Himara përbën një përjashtim, me një situatë më të qartë pas zgjedhjeve lokale të fundit, ndërsa bashkitë më të vogla si Shijaku, Bulqiza, Kukësi dhe Mati janë të ndikuara nga grupet informale dhe kriminale që trafikonin influencën politike dhe elektorale.
Zonat më të sigurta, me risk më të ulët elektoral, janë ato që nuk kanë pasur ndikime të grupeve kriminale dhe ku zgjedhjet janë zhvilluar pa incidente të theksuara. Këto përfshijnë Përmetin, Maliqin, Konispolin, Finiqin, Dimalin dhe Gramshin, zona që mbajnë një strukturë homogjene dhe tradicionale.
ISP thekson se kjo hartë synon të ofrojë një vlerësim të thelluar mbi rreziqet për zgjedhjet, duke i dhënë mundësi autoriteteve dhe aktorëve të tjerë të ndërmarrin masa për të siguruar procesin zgjedhor të drejtë dhe të pa ndikuar nga faktorë të jashtëm.
Electoral Risk Map Published/ “Hotspots” Revealed Where Criminal Groups Influence Elections
Tirana, April 11, 2025 – The Institute for Political Studies (ISP) has published the Electoral Risk Map for the 2025 parliamentary elections, revealing areas with high risk where criminal groups could disrupt the electoral process.
According to ISP’s analysis, the municipalities of Elbasan and Durrës have the highest risk coefficient (87%) due to factors such as high-level corruption, the influence of criminal groups, strong informal networks, and vote trafficking. These areas have a history of election manipulation in recent years.
Following these two municipalities, others such as Dibra, Lezha, Kurbin, Shkodra, and Fier also present considerable risk for similar reasons, including the influence of informal and criminal groups, and vote trafficking.
On the other hand, Himara stands as an exception with a clearer situation following the recent local elections, while smaller municipalities like Shijak, Bulqiza, Kukës, and Mati are influenced by informal and criminal groups who trafficked political and electoral influence.
The safest areas, with the lowest electoral risk, are those that have not been affected by criminal groups and where elections have been held without significant incidents. These include Përmet, Maliq, Konispol, Finiq, Dimal, and Gramsh, areas that maintain a homogeneous and traditional structure.
ISP emphasizes that this map aims to provide a comprehensive assessment of potential risks for the elections, allowing authorities and other stakeholders to take measures to ensure a fair and untarnished electoral process.