E eleminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother është Beatrix Ramosaj.

Ajo ishte e nominuar nga banorët bashkë me Donaldin dhe Einxhel.

I pari që u shpëtua ishte Donaldi, dhe në përballjen me Einxhel, Trixa u eliminua.

Sapo ajo arriti në studion e spektaklit, Arbana Osmani i tha se vuri re trishtim në sytë e saj dhe e pyeti çfarë e shqetëson. Trixa u përgjigj se e frikëson përshtatja me botën jashtë.

Biseda në studio:

Arbana: Çfarë të shqetëson?

Trixa: Përshtatja që do kem jashtë

Arbana: Frika për botën e jashtme? Si mendon se do jetë reagimi i publikut?

Trixa: Banorët e rinj kur kanë ardhur më kanë parë si gjynah. Sara më tha se jashtë nuk shiheni kështu si brenda ti dhe Donaldi

Arbana: Ti beson në ndjenjat e tua ndaj Donaldit?

Trixa: Po

Arbana: Po në ndjenjat e tij ndaj teje?

Trixa: Po…Po