Këto janë disa foto nga vendi i ngjarjes pas përplasjes së një furgoni me minibuzin në aksin Qafëthanë-Librazhd. Siç shihet dy automjetet janë përplasur kokë më kokë e më pas kanë përfunduar në anë të rrugës.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ‘Gurorja’ dhe fatkeqësisht njëri prej shoferëve ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për 60-vjeçarin me inicialet Qani Beqo, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu janë plagosur edhe 4 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjendja e tyre është e stabilizuar. Policia po heton shkaqet e përplasjes fatale.

Policia e Përrenjasit/ Informacion paraprak

Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur ‘Guroja’, mjeti autobus me drejtues shtetasin P. C., 55 vjeç, banues në Përrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q. B., rreth 60 vjeç, banues në Përrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q. B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.