Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë së fundmi kryefjalë e mediave pasi vetëm një javë më parë u arrestua për kultivim kanabisi në ballkonin e shtëpisë së saj.
Kujtojmë se Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Balcony”, duke gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër.
Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të u arrestua dhe i dashuri i saj.
Në kuadër të gjithë “zhurmës” që bëri në media, ditën e sotme ajo ka reaguar për herë të parë pas lirimit.
Këngëtarja ka falënderuar të gjithë për mbështetjet që i kanë dhënë në ditët e saj të vështira. Më pas ka postuar dhe një story me një zemër. Ajo nuk ka lënë pa komentuar edhe emrin e operacionit, ‘Balcony’ (Ballkoni)
“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova,” shkruan Enca.
Ndërkohë, para disa ditësh Gjykata e Tiranës e ka liruar nga paraburgimi, duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.