Erëra të forta në Vlorë që prej mbrëmjes së djeshme.
Era la sjell probleme me furnizimin me energji elektrike për disa zona të Vlorës. Orikum, Radhimë e deri në Llogora kanë mbetur pa energji që prej orëve të mbrëmjes. Probleme me energjinë edhe zona e Lumit të Vlorës dhe Selenicës.
Nga ana tjetër era ka bërë dëme në aksesorë baresh e restorantesh në shëtitoren lungomare.
Lundrimi detar qëndron i pezulluar për mjetet e vogla, peshkarexhat dhe Tragetin e linjës së Brindisit.