Një biznes afërsi të Lushnjes ka rënë pre e hajdutëve.

Gjatë natës në një biznes thertore kanë hyrë dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta transportuar dhe larguar nga vendngjarja.

Gjatë largimit në nxitim, hajdutët kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në kanalin kullues.

Policia në vendngjarje ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të zbuluar se me çfarë mjeti shkuan autorët për të kryer vjedhjen.

Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ka rënë në kanal në dalje të fshatit Golem i vogël drejt autostradës, autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

Event like a movie in Lushnja: Thieves steal a business’s safe and a van, lose control during escape

A business near Lushnja fell victim to thieves.

During the night, burglars broke into a slaughterhouse, stole the safe, and took one of the company’s vans to transport it and flee the scene.

While escaping in a hurry, the thieves made a mistake, veering off the road with the van used in the theft and crashing into an irrigation canal.

Police arrived at the scene, conducted an investigation, and documented evidence that could lead to identifying and capturing the perpetrators.

Additionally, security footage from nearby businesses is being reviewed to uncover the details of the event and determine the vehicle used by the criminals during the theft.

After the van they were using fell into the canal near the village of Golem, heading toward the highway, the thieves fled in another vehicle. According to police sources, they exited onto the Lushnje-Rrogozhinë highway.