Ministria e Arsimit Evis Kushi zbuloi në një intervistë për Euronews Albania kandidatin e PS në Bashkinë Elbasan për zgjedhje e 14 majit.

Kushi u shpreh se PS e ka tashmë kandidatin për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ai është kryebashkiaku aktual Gledian Llatja.

“Ne e kemi kryetarin e bashkisë që është edhe kandidati për zgjedhje, pasi kemi filluar punën me strukturat dhe të gjithë po punojmë me kandidatin dhe kryetarin aktual, Gledian Llatja, që për hir të së vërtetës ka bërë një punë shumë të mirë në Elbasan ka një vizion të ri për qytetin, një sërë projektesh janë mbyllur dhe të tjera të reja që me mbështetjen e qeverisë do të bëhen të munduar”, u shpreh Kushi.