ELBASAN– Dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” janë gjetur gjashtë ditë pasi ishin larguar nga shtëpitë e tyre sepse familjet nuk u pranonin dashurinë. Dy adoleshentët janë lokalizuar në Tiranë, ku edhe dyshohej se u fshiheshin familjeve.

Të miturit mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa e fillimisht janë nisur në drejtim të Funarit, vend turistik. Më pas kanë udhëtuar të shtunën në fshatin Kor, ku janë prezantuar si turistë dhe kanë kaluar natën në një nga banesat e fshatit. Me të gdhirë e nesërmja, ata kanë kërkuar punë në fshat dhe pasi nuk kanë gjetur kanë zbarkuar në ‘Qytet Studenti’ për të njëjtën arsye.

Kamerat e sigurisë i kanë filmuar sot në zonën e “Shkollës së Bashkuar” në Tiranë.