Konflikt me armë brenda familjes në Divjakë – Zarif Konja qëllon vëllain pas sherrit me grushte
Divjakë, 8 Prill 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një konflikt brenda një familjeje ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Dy vëllezër, Zarif dhe Shpëtim Konja, janë përfshirë në një sherr fizik me grushte, i cili më pas ka degraduar në të shtëna me armë. Sipas informacioneve zyrtare, Zarif Konja ka nxjerrë një armë gjahu të tipit karabinë dhe ka qëlluar në drejtim të të vëllait, fatmirësisht pa e lënduar.
Pas ngjarjes, Zarif është larguar në drejtim të paditur, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Armën e përdorur dhe katër gëzhoja janë sekuestruar nga policia si prova materiale.
Ndërkohë, Shpëtim Konja është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Policia ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mundshëm dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Shkaqet e konfliktit mes dy vëllezërve mbeten ende të paqarta.
Family Gunfight in Divjakë – Zarif Konja Shoots at Brother After Fistfight
Divjakë, April 8, 2025
A serious incident occurred this evening in Divjakë, where a family dispute escalated into gunfire.
Two brothers, Zarif and Shpëtim Konja, were involved in a physical altercation that ended with Zarif firing a hunting rifle at his brother. Fortunately, the shots did not hit Shpëtim.
According to police sources, Zarif fled the scene immediately after the shooting. Authorities responded quickly, seizing the hunting rifle used in the incident along with four bullet casings as evidence.
Shpëtim Konja has been taken in by the police to clarify the circumstances of the conflict. Investigators are also questioning witnesses and others who might have knowledge of the incident. The exact reasons behind the confrontation remain unknown.





