Aksident tragjik në Greqi.

Vëllai i deputetes greke Katerina Monogyiou, George, 45 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në një aksident automobilistik.

Ai ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Ferrari” kur është përplasur me një pemë. Në momentin e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët.

Mësohet se brenda Ferrarit ndodhej bashkëshortja e biznesmenit 45-vjeçar, Athena Kontopanou, e cila u hodh nga dritarja pas përplasjes së fortë.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u transportua në morg, ndërsa e plagosura është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikaisë.