Festa e Bushekut ka mbledhur sot qindra qytetarë nga Elbasani, banorë të zonës, emigrantë dhe turistë.
Ishte një ditë e mbushur plot me aktivitete të larmishme në pikën turistike të Byshekut.
Ppjesëmarrësit kishin mundësinë që të vizitonin panairin me prodhimet tradicionale të zonës, punimet artizanale dhe veshjet karakteristike të Shushicës dhe zonës së Shpatit. Gratë dhe vajzat e zonës spikatën për mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e aksesorëve të punuar me dorë, duke sjellë gjallëri dhe ngjyra në atmosferën e festës.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, vlerësoi rëndësinë e kësaj feste, duke theksuar se ” Busheku nuk është vetëm i Shushicës, është i Elbasanit, është i gjithë Shqipërisë.
Kjo pikë tradicionalisht, gjatë gjithë ekzistencës së tij, ka qenë e pandashëm nga Elbasani.
sinkron Gledian Llatja, kryetar i bashkisë Elbasan
Në mjaft njësi vendore të bashkisë Elbasan zhvillohen festat tradicionale ku treva të ndryshme prezantojnë të veçantat që i dallon nga tjerat.
Këto festa po shërbejnë, jo vetëm për promovimin e tyre, por edhe për pasurimin dhe zhvillimin e turizmit.