Numri i udhëtarëve që planifikojnë të kalojnë festat e fundvitit në Shqipëri është rritur me 10% krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, janë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë fluks të shtuar.
Kompanitë e udhëtimit do të ofrojnë shërbime me itinerare të dyfishta për të përmbushur kërkesën.
Për të përballuar këtë rritje të ndjeshme të pasagjerëve, janë shtuar sportelet e kontrollit në 30 të tilla ne portin e Durrësit dhe janë ndërmarrë masa të tjera për të siguruar një shërbim të shpejtë dhe efikas.
Fluksi në hyrje pritet të zgjasë nga deri më dt 28 për të vijuar më pas me kthimin e tyre gjatë ditëve të para të janarit.
https://youtu.be/b76CPJ0L_DI




