“Protothema” ka zbuluar se autori i krimit, Festimi, mëngjesin e ditës së krimit postoi një foto në “Facebook” ku shfaqej i lumtur me gruan e tij, Elonën, ndërsa në mbrëmje i ka marrë jetën me duart e tij. Miqtë dhe të afërmit të çiftit janë të tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lakoni.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai debatoi me 36-vjeçaren dhe situata agravoi deri në vrasjen e saj. Burri njoftoi vetë autoritetet për krimin që kishte kryer. Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja. 36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës ku edhe u konstatua vdekja.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në dhomën e çiftit, ndërsa dy fëmijët e tyre, 8 dhe 10 vjeç, flinin në një dhomë tjetër. Çifti jetonte në Vlachioti prej 3 vitesh dhe punonin në bujqësi. Dy fëmijët e tyre janë marrë në kujdestari nga daja, vëllai i Elonës, i cili jeton në të njëjtin fshat.
Disa orë para ngjarjes, autori kishte postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqej duke përqafuar të shoqen.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kjo është foto që postoi autori i vrasjes ku shfaqej duke përqafuar gruan e tij: