Home Lajmi-Fundit Flet 14-vjeçarja që ishte ‘mollë e sherrit’ vëllai i së cilës vrau...

Flet 14-vjeçarja që ishte ‘mollë e sherrit’ vëllai i së cilës vrau një prej vëllezërve Kovaçi e plagosi tjetrin: ‘Ata më shfrytëzonin më çonin tek shokët e tyre, shisja drogë’

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” është dhënë intervista e 14-vjeçares, e cila pretendon se është droguar dhe shfrytëzuar për prostitucion nga dy vëllezërit, Florenc dhe Mikel Kovaçi, njëri prej të cilëve u vra dhe tjetri u plagos në Elbasan.

Vëllai i saj 23-vjeçar ka vrarë me thikë Florencin dhe ka lënë të plagosur Mikelin, i cili ndodhet në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm, në gjendje të rëndë shëndetësore.

E mitura tregon se si është shfrytëzuar për më shumë se një vit nga dy vëllezërit Kovaçi, si dhe ka shpërndarë drogë nën urdhërat e tyre.

“Është një makth. U them se po vjen vëllai im dhe u thashë se mos ta ngacmonin. Vëllai e kap nga kraharori Mikelin dhe e shtyn. I them të lutem mos. Florencin e kap pasur si shok, kurse me Mikelin më shumë se shok. Është e vërtetë se kam shitur lëndë narkotike, prej dy vitesh. Florenci nuk kishte faj, Mikeli ishte ai që më përdorte.

Këtë të fundit ma jepnin ata të dy edhe disa persona që kemi qenë të shoqëruar. Pjesa e shfrytëzimit ka qenë dhe është e vërtetë. Gjithë personat që ata i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narkotike. Më përdornin si prostitutë. Më çonin te shokët e tyre.

Më drogonin, nuk dija se ku isha dhe i bëja veprimet nga padija. Më thonin shpesh se do të kalonim kufirin për të më punuar. Nuk flej natën, nuk arrij ta besoj se çfarë ka ndodhur”, tha e mitura.