Një tre vjeçare me inicialet A. Islami ndërroi jetë pas mesnate në pediatrinë e Elbasanit pasi u paraqit me temperaturë të lartë nga prindërit e saj.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë.
E mitura ka qenë me virozë prej disa ditësh dhe është trajtuar në kushte familjare. Por dje gjendja është përkeqësuar. ndaj prindërit e kanë sjellë në spital.
Babai i vogëliushes, Agim Islami, tregon gjithë dinamikën e sëmundjes që nga vizita, mjekimi në shtëpi dhe rikthimi në spital.
Ai tregon se mjekët i kanë thënë se është virozë, i kanë dhënë recetën me ilaçe dhe e ka mjekur në shtëpi. Poe gjendja u përkeqësua dhe dje pasdite e ka sjellë sërish në spital
Ai thotë se nuk e njeh mjekun që e ndoqi, por ka recetën dhe emri ndodhet në regjistrin e spitalit.
Agim Islami thotë se ende nuk i kanë komunikuar shkakun e vdekjes
Kur e solle vajzën në spital?
E solla për vizitë para 2-3 ditësh doktori më tha se është virozë. Më dha një qese me ilaçe. Dje u bë keq dhe iu nxi buza. E solla spital dhe e vendosën në sërum. Goca vdiq.
Çfarë diagnoze i vendosën mjekët?
Është virozë më thanë.
Sa ditë ka vajza që vuan?
Gati 8-9 ditë.
Në këtë gjendje ka qenë?
Jo në këtë gjendje. U përkeqësua dhe unë e solla spital.
A e kanë bërë punën si duhet mjekët.
Ku di gjë unë. Se si e kanë bërë punën mjekët unë se di.
Cili është mjeku që e ndoqi.
Nuk e di. Unë kam recetën e tij që më dha ilaçet. E kam edhe në shtëpi. Këtë kam deklaruar edhe në degë
Cili është shkaku i vdekjes.
Smë kanë thënë asgjë për shkakun. Se di fare. Çtë bëj tani.
Keni fëmijë të tjerë?
Kam.

https://youtu.be/4qx_gmMSj3U