Greta Dabërdini, është e vetmja e mbijetuar nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, ku një furgon me pasagjerë, pasi u përplas me një mjet tip Land Rover përfundoi në humnerë. Fatkeqësisht, nga ky aksident humbën jetën 4 pasagjerë të furgonit dhe shoferi, i cili kishte disa vite që e bënte linjën Tiranë-Sarandë. 24-vjeçarja, Dabërdini, u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës dhe mësohet se ajo ka thyerje të krahut dhe ka kryer një operacion.

Menjëherë pas aksidentit, në media u përfol se e reja ishte shtatzënë, por në një rrëfim ekskluziv, për JOQ, ajo ka shprehur se kjo ka qenë një ngatërresë. Gerta tregon se nuk ka folur për asnjë media, pasi ishte e tronditur nga ngjarja që kishte ndodhur. 24-vjeçarja kujton edhe njëherë momentin kur rreth saj kishte 5 persona të vdekur dhe në asnjë moment nuk ka dalë para gazetarëve për të shprehur lumturinë se ishte gjallë.

Mes rrëfimit të saj, Gerta thotë se nuk është kontaktuar aspak nga një familjar i shoferes që drejtonte Land Roverin, e cila është arrestuar. Sipas saj kjo nuk ka asnjë rëndësi, por thjesht që diksuh kishte mbetur gjallë.

Rrëfimi i plotë i Gertës:

Pershendetje . Kjo esht fjala ime persa i perket aksidentit te ndodhur ne qafe Muzine 5 dite me pare.

Kam kryer nje operacion ne krahe per shkak te fraktures humerale. Une po shkoja ne Sarande per te ndenjur prane disa familjareve te mi. Gjithcka ka qen shume normale, pergjat gjith rruges. Mbase per disa klikime me shum me bene shtatezene. Pa menduar se cfare demi moral mund te shkaktonin . Pervec kesaj nuk kam fol me asnje gazetar ose me ndonj qe e quan veten te tille. Madje para se te me transeferonin ne Tirane ka ardhur nje grua ne dhomen e spitalit me telefonin ne dor duke filmuar dhe direkt me pyetjen A mund te me thuash sa me fat ndihesh qe je gjall. Hiqe at telefon i thash se nuk dua te dal ne asnje nga lajmet tua dhe nje nga familjaret e mi ia ka heq nga dora Po kalon gati java , dhe shof e lexoj me mijra budallalliqe. Dhe dicka tjeter qe me ka ber pershtypje , Ka qen fakti qe askush nga familjaret e asaj goces qe mesa kam par eshte len ne burg pa arrest Qoft per moral te interesohej qe dikush ishte gjall. Nuk ka ndonj rendesi te madhe sepse me shum mundesi sic ndodh rendomte ne Shqiperi ka ceshtje me te rendesishme , si te dal nga burgu meqe faji ka ngelur jetim ne kte rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here