Një operacion i madh i policisë është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Burime bëjnë me dije për noa.al se pjesë e operacionit janë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërkohë që kontrollet janë përqëndruar në disa akse kryesore të qytetit.

Sipas burimeve janë duke u ndaluar mjete luksoze, për të parë nëse aty fshihen persona që janë shpallur në kërkim, apo me precedentë penalë.

Kontrolli vjen pak kohë pas vrasjes që tronditi Fierit të biznesmenit Demir Backa, ku mes të shoqëruarve në polici ishte dhe Arben Isufi, një emër i përfolur disa herë për ngjarje kriminale në Fier