Një ngjarje jo e zakontë për këtë proces zgjedhor ka ndodhur në Elbasan.

Ndërkohë që në zgjedhjet e mëparshme ishte e zakonshme që qytetarët të bënin të pavlefshëm fletën e votimit qëllimisht, duke vizatuar apo shkruar në të, një gjë e tillë nuk është raportuar të ndodhte në fletët që u hodhën në kuti më 11 maj.

Në foto shihet se si një qytetar ka vijuar “traditën”, duke e hedhur votën jo për partitë politike, por për skuadrën e zemrës.

Në vend të kryqit në fletë kishte shkruar: Forca Real Madrit.