Është publikuar ditën e sotme për mediat fotoja e 18-vjeçarit Horgito Peqini, i cili mendohet se është autori i vrasjes së mbrëmshme në Elbasan.
Bjmë me dije se një natë më parë pranë stadiumit “Elbasan Arena’ u qëllua me armë zjarri 33-vjeçari Madrit Ulqinaku, teksa dyshohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti.
Pas ngjarjes së mbrëmshme policia arrestoi 18-vjeçarin Ejden Dino.
Lidhur me këtë ngjarje policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Horgito Peqinin i cili është nip-i i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “Mandela” i Elbasanit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve që ka kryer në vitin 1997-të.
Ndërkohë në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtori tjetër, Klaudjan Sallufi, 33 vjeç.
Paraditen e kësaj të enjte, policia u rikthye sërish në vendngjarje për të siguruar prova të reja.
Madrit Ulqinaku ndërroi jetë në vend, pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali ku po konsumonte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.
Ai nuk ishte person me precedent penalë. Kohët e fundit jetonte mes Italisë dhe Elbasanit.
Foto: AbcNews
Mandela