• Një tjetër atentat dyshohet se u nis të ndodhte ditën e sotme në Shkodër e që rezultoi në disa të shtëna me armë zjarri që iu drejtuan një automjeti tip ‘Range Rove’. • Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” dhe paraprakisht mësohet se automjeti ishte në pronësi të Sokol Kajoshit. • Dyshohet se në makinën që u qëllua me armë zjarri në Shkodër ka qenë njeri nga dy djemtë (Arjon dhe Arlind Kajoshi) e Sokol Kajoshit, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. • Arjon Kajoshi është rekordmeni i Shqipërisë në boks, kampion absolut në vitet e fundit, ndërsa i vëllai Arlind Kajoshi, është marrë me sportin e hipizmit ashtu si i ati, por ai është përfshirë në ngjarjen e rëndë të fillimit të qershorit, ku disa persona dhunuan me mjete të forta shtetasin Vladimir Bruci. • Më 4 qershor policia zbardhi 6 autorët e plagosjes dhe mes të shpallurve në kërkim ishte edhe Arlind Kajoshi. • Autorietet kanë identifikuar autorin e atentatit të dështuar dhe të dyshuar ndaj boksierit Arjon Kajoshi, të ndodhur sot në lagjen Partizani në Shkodër. • Bëhet fjalë për Alban Brucin, djali i Vladimir Brucit, i cili është shpallur në kërkim. • Ngjarja e sotme mendohet të ketë lidhje me sherrin për parkimin në qershor të këtij viti në Shkodër. • Më 3 qershor u raportua se Vladimir Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij.• Ai u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës pasi mori dëmtime të konsiderueshme në trup.
Kronologjia e ngjarjes:
SHKODRA- Autorietet kanë identifikuar autorin e atentatit të dështuar dhe të dyshuar ndaj boksierit Arjon Kajoshi, të ndodhur sot në lagjen Partizani në Shkodër. Bëhet fjalë për Alban Brucin i cili është shpallur në kërkim.
Ngjarja e sotme mendohet të ketë lidhje me sherrin për parkimin në qershor të këtij viti në Shkodër. Arjon Kajoshi së bashku me 4 persona të tjerë dhunuan Vladimir Brucin, babain e autorit. Për këtë ngjarje ishte i shpallur në kërkim dhe Arlind Kajoshi, vëllai i boksierit. Më 3 qershor u raportua se Vladimir Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij. Ai u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës pasi mori dëmtime të konsiderueshme në trup.
Atentat për hakmarrje? Vëllai i boksierit ishte i shpallur në kërkim, ja ngjarja kriminale e qershorit nga ku nisi gjithçka
SHKODRA- Një tjetër atentat dyshohet se u nis të ndodhte ditën e sotme në Shkodër e që rezultoi në disa të shtëna me armë zjarri që iu drejtuan një automjeti tip ‘Range Rove’. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” dhe paraprakisht mësohet se automjeti ishte në pronësi të Sokol Kajoshit.
Dyshohet se në makinën që u qëllua me armë zjarri në Shkodër ka qenë njeri nga dy djemtë (Arjon dhe Arlind Kajoshi) e Sokol Kajoshit, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Arjon Kajoshi është rekordmeni i Shqipërisë në boks, kampion absolut në vitet e fundit, ndërsa i vëllai Arlind Kajoshi, është marrë me sportin e hipizmit ashtu si i ati, por ai është përfshirë në ngjarjen e rëndë të fillimit të qershorit, ku disa persona dhunuan me mjete të forta shtetasin Vladimir Bruci. Më 4 qershor policia zbardhi 6 autorët e plagosjes dhe mes të shpallurve në kërkim ishte edhe Arlind Kajoshi.
Nuk dihet se cili prej tyre ishte shënjestra apo qëllimi i të shtënave, po grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Makina që u qëllua në Shkodër, në pronësi të të atit, kush është boksieri i njohur dhe babai i tij
SHKODRA- Një tjetër atentat dyshohet se u nis të ndodhte ditën e sotme në Shkodër e që rezultoi në disa të shtëna me armë zjarri që iu drejtuan një automjeti tip ‘Range Rove’. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” dhe paraprakisht mësohet se automjeti ishte në pronësi të Sokol Kajoshit, babait të boksierit të njohur Arjon Kajoshi. Mësohet se Kajoshi në momentin e ngjarjes ka qenë duke u kthyer nga stërvitja.
Nuk dihet se cili prej tyre ishte shënjestra apo qëllimi i të shtënave, po grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.
EMRAT/ Tjetër atentat në Shkodër, shënjestra, boksieri i njohur dhe babai i tij?