Një turist i huaj duket se ka zgjedhur një mënyrë të “veçantë” për të shëtitur nëpër Durrës… nudo.
Ai është fotografuar nga qytetarë, teksa ndodhej në qendër të qytetit.
Turisti ka ndaluar për të bërë një fotografi në drejtim të xhamisë së qytetit, duke mos u shqetësuar aspak për pamjen e tij.
Pas ankesës së qytetarëve, ai është shoqëruar në polici.
Durrës/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte dalë i zhveshur në rrugë, shërbimet e Policisë gjetën shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në Durrës.
40 vjeçari u dërgua në Komisariat dhe më pas në spitalin psikiatrik, ku pas kontrollit mjekësor rezultoi se ishte në gjendje depresive. Pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve.