Funari vazhdon të mbetet destinacion turistik edhe gjatë stinës së vjeshtës.

Qindra të rinj morën pjesë në një aktivitet të cilësuar si një ditë ndryshe.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin udhëtimet në natyrë, lundrim, hiking, gjuajtjet me shtiza, këngët e vallet popullore.

Vetë të rinjtë shprehen se ditë të tilla duhet të organizohen sa më shpesh me synimin për të njohur bukuritë natyrore të vendit, por edhe për tu larguar nga jeta monotone në lokale, rrugë dhe duke qëndruar para celularit për të ‘vrarë’ kohën pa kuptim.

Të rinjtë në këtë aktivitet sugjeruan dhe ftuan shokët e tyre që të bëhën pjesë e nismave të tilla të promovojnë bukuritë e vendit në rrjetet sociale dhe të bëhen pjesë e guidave për turistët.

https://youtu.be/nOaV5Ez3ZJk

Gjatë këtij viti Elbasani ka shënuar rritje të numrit të turistëve. Vec turizmit historik dhe kulturor i përqëndruar kryesisht në qytet, turizmi i bukurive natyrore që ofron ky qark ka qenë destinacion për vizitorë të ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Bashkitë dhe njëitë vendore kanë organizuar aktivitete të ndryshme për të promovuar resurset që ofrohen, por nga ana tjetër, janë rritur edhe investimet në infrastrukturë për të lehtësuar arritjen në këto pika turistike sic është edhe rasti i Funarit