Vijon në Policinë e Shtetit. Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur ndryshimet e reja në disa komisariate të vendit.

Hajri Kushe nga zëvendës drejtor për hetimin e krimit në policinë Kukës, emërohet në të njëjtën pozitë në Shkodër.

Ermal Lila, nga shef i komisariatit të Elbasanit, emërohet zëvendës rejtor për hetimin e krimit në Kukës.

Bujar Laze emërohet shef komisariati në Korçë.

Vilson Bala nga shef komisariati Bulqizë, emërohet shef komisariati në Durrës.

Oltion Agolli nga shef komisariati në Peqin, emërohet shef komisariati në Pogradec.

Në Vorë ne vend te Aliosha Brokes (kalon specialist në drejtorinë e standardeve profesionale) emërohet shef komisariati Kreshnik Gjecka.

Dashamir Bendo emërohet shef i operacionales në Tiranë.

Alfred Cenaj emërohet shef komisariati në Elbasan.

Pëllumb Kovashica emërohet shef komisariati në Peqin.