Gani Gërmia la shtëpinë e BBVK pasi në një video ai u shfaq duke pirë alkool fshehurazi.
Pas dënimit nga vëllau i madh për sharjet brenda shtëpisë, dhe prangosjes me Bucin e Besin, Ganiut i ishte ndaluar alkooli.
Ai është parë mbrëmë duke pirë alkool fshehtas, e për këtë arsye është sulmuar shumë nga ndjekësit e tij.
Pas kësaj, banori i Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërmia ka kërkuar të lërë përfundimisht garën në shtëpinë më të famshme. Ai kërkoi të largohej nga loja, pasi në nisje të spektaklit u shfaq një video me momente nga debatet e javës së kaluar, për të cilat Ganiu tha se është i zhgënjyer. Sipas tij pamjet ishin përzgjedhur nga produksioni, ndërsa theksoi se njësoj kanë vepruar në shumë situata edhe banorë të tjerë.
“Të paktën për hir që kam qenë banor i kësaj shtëpie, respektoni vendimin tim. Sa i përket këtij vendimi, ka përfunduar gjithçka. Faleminderit publikut që më ka përkrahur. Jam shumë i zhgënjyer prej kësaj”, i tha Gania-Jonidës.
“Secili nga nesh ka bërë ndryshime, ka bërë luhatje të tilla. Jam shumë i zhgënjyer. Jam falënderues për gjithçka që keni bërë, sidomos te pjesa e publikut”.
https://twitter.com/i/status/1737559091831349569
