Një punonjës i Gardës së Republikës ka mbetur i plagosur paraditen e sotme. Sipas burimeve, 29 vjeçari është plagosur me armën e tij të shërbimit në Durrës.
Sipas policisë, ngjarja ka qenë aksidentale.
“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.