Një deklaratë e Presidentit amerikan Donald Trump ka ngjallur reagime të shumta, pasi ai pretendoi se mjekësia në SHBA është shumë pranë zhvillimit të një ilaçi që mund të “rikthejë në jetë” persona të deklaruar klinikisht të vdekur.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se një medikament eksperimental është testuar në raste ekstreme, duke pretenduar për një përmirësim të gjendjes së pacientëve që më parë ishin shpallur në gjendje kritike.

“Kemi marrë njerëz që kishin vdekur. Kishte një rast ku ishin bërë edhe ritet e fundit… dhe pas administrimit të këtij ilaçi, personi u përmirësua,” deklaroi ai.

Presidenti amerikan shtoi më tej se rezultatet janë “inkurajuese” dhe se zhvillimet në fushën e mjekësisë po ecin me ritme shumë të shpejta, duke theksuar: “Funksionon. Mendoni se po bëjmë shaka?”

Deklaratat e tij kanë ngjallur debat në opinionin publik dhe mes ekspertëve, të cilët kërkojnë verifikim të plotë shkencor të këtyre pretendimeve.