Gjatë konfererencës për mediat në takimin e Ballkanit të Hapur, një prej gazetarëve të Maqedonisë ka vënë në siklet presidentin serb Vuçiç. Ai i drejtoi një pyetje dhe Vuçiç ia ktheu nëse e donte përgjigjen në gjuhën angleze apo serbe.

Në këtë moment gazetari ia kthen: Në shqip përgjigju! Vuçiç i replikon duke i thënë se nuk di Shqip, po do e mësojë shpejt.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Serbia ka hapur 4 kapitujt. Mali i Zi ka publikuar metodologjinë e re. Maqedonia dhe Shqipëria presin ende për shkak të dështimit të BE që të çelë negociatat. A mendoni se shpejtësitë e ndryshme të integrimit do të kenë efekt në këto nisma kontruktivë?

Vuçiç: Doni t’ju përgjigjem në anglisht apo në serbisht?

Gazetari: Në shqip përgjigju!

Vuçiç: Për fat të keq nuk flas dot shqip, më duhet ta mësoj.