Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho vazhdon të jap deklarata të forta lidhur me protestën e 8 janarit të thirrur para selisë blu nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë një dalje mediatike ditën e sotme Braho tha se nga burime brenda PD mësoi se në listë për t’u vrarë ishin dhe sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, deputeti Ervin Salianji dhe dy persona të tjerë në PD.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai shtoi se këta persona rrezikonin të vriteshin pas shpine me pabesi me urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, u shpreh Spartak Braho.