Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni sapo ka mbërritur në portin e Vlorës, teksa pritet që trageti të ankorohet në breg.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama është nisur drejt portit të Vlorës për të mirëpritur homologen italiane.
Në portin e Vlorës kanë mbërritur edhe punonjës të konsullatës italiane për të pritur kryeministren Meloni. Gjithashtu ka forca të shtuara të policisë, ndërsa po largohen nga rruga me karrotrec makina të parkuara gabim.
Kryeministrja Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.