BERAT- Një e moshuar është shpëtuar ditën e sotme në Berat, të cilës në dhomën e gjumit i kishte hyrë një gjarpër helmues. Bëhet me dije se se 82-vjeçarja jetonte e vetme në një banesë në lagjen “Vakëf” në Berat. Gjithashtu e mëshuara ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikësve për të nxjerrë nga banesa gjarpërin helmues.

Zvarraniku kishte hyrë në shtëpinë e 82-vjeçares dhe qëndronte në dhomën e gjumit. Menjëherë pas njoftimit të marrë, zjarrëfikësit kanë shkuar në banesën e të moshuarës dhe pasi kanë neutralizuar zvarranikun helmues, kanë bërë të mundur largimin e tij nga banesa.